Selami:Bashkë vijmë në pushtet 
Basha:Ne ofruam program

Selami:Bashkë vijmë në pushtet <br />Basha:Ne ofruam program
Lulzim Basha dhe Eduard Selami takuan duart para mbështetësve në një takim në kryeqytet, më pas ata dëgjuan planet e njëri tjetrit për drejtimin e partisë.
 
Eduard Selami u shpreh i sigurt se nën drejtimin e tij PD do të vijë shumë shpejt në pushtet. Ai gjithashtu tha se gara do ti shërbejë një analize të thellë Brenda partisë.
 
“Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet.Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike  me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por  ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91. Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t’i shërbejë'
u shpreh Selami.

Në të njëjtën sallë Lulzim Basha  thotë se PD i trajtoi shqiptarët me respekt e dhembshuri duke ju ofruar një plan konkret.

“Partia Demokratike, është e vetmja forcë politike që i trajtoi shqiptarët me respekt dhe me dhembshuri duke iu ofruar rrugët e daljes me një plan, të vetmin plan në këtë fushatë, siç e tha edhe Bashkimi Europian, siç e e tha PPE. E vetmja forcë politike që ofroi një program ishte Partia Demokratike. Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pacënuar nga zgjedhjet,”shtoi Basha.

Basha tha se kontributi i cdo demokrati do të vlerësohet duke ju dhënë mundësi të marrin vendime.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani