Një krim i rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij dhe telefonoi policinë Greke, për të rrëfyer vrasjen.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou.

50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit të tij telefonon policinë duke i thënë "E vrava motrën time".

Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare, ndërsa arrestuar autorin 50-vjeçar.

Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se vuan nga problemet mendore.