Selanik, Rama: Vota vendimtare
organizohuni për zgjedhje
|

Selanik, Rama: Vota vendimtare<br />organizohuni për zgjedhje<br />|
SELANIK- Në kuadër të turit për promovimin e librit “Kurban” , kreu i PS-së, Edi Rama u ndal mbrëmë në Selanik të Greqisë. Ai zhvilloi një takim me shqiptarë që banojnë përtej kufijve, dhe i ftoi të jenë më të vëmendshëm dhe të bëjnë gjithçka për tu bërë pjesë e votimeve, në cdo proces elektoral në Shqipëri.

 ““Organizimi i emigranteve, për te votuar ne Shqipëri , është imperativ, sepse dita e votimit përcakton si do te jete Shqipëria e nesërme. Në Shqipëri ju keni shumë për të bërë, mendohuni si pjesë e procesit politik dhe sa më shumë të organizoheni të vini të votoni, sepse dita e votimit përcakton jo thjesht se kush fiton atje, por sesi do jetë Shqipëria me ju, dhe çfarë Shqipërie do keni ju, sa do jetë ajo në gjëndje tju dëgjojë dhe tju riintegrojë.”- u tha Rama të pranishmëve.

PS i ka kushtuar një pjesë kryesore në programin e saj politik cështjes së votimit të emigrantëve dhe ka kritikuar qeverinë që nuk ka bërë asgjë për këtë kategori, pavarësisht se sipas tij, emigrantet luajnë një rol te rëndësishëm ne ekonominë e vendit. Rama shtoi se shembulli i shqiptareve ne Greqi, është me i miri për qeverinë sesi mund te ndryshojnë për mire gjerat me pune te ndershme. Në takim kreu i PS-së ishte i shoqëruar nga sekretari për emigracionin Erion Veliaj, deputeti Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi. Pas takimit Rama shpërndau autografe për librin e tij, ndërsa vijoi në një tjetër takim me kryetarin e bashkise së Selanikut Janis Butaris te cilit i dhuroi dhe një kopje te librit “Kurban”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21