Selanik, shqiptari me klandestinë
bën aksident duke i ikur policisë

SELANIK - Një 34-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke pasi akuzohet për trafik klandestinësh. Sipas uniformave blu, shqiptari kishte në makinën e tij 3 shtetas po shqiptarë pa dokumente të rregullta, ndërsa u kishte marrë 100 euro me qëllim që t’I transportonte drejt Selanikut.

Policia u vu në ndjekje të tij pasi 34-vjeçari nuk ndaloi makinën kur iu bë shenjë për kontroll nga një patrullë e policisë, por u largua me shpejtësi. Gjatë tentativës për t’u larguar shqiptari si pasojë e shpejtësisë me të cilët po drejtotnte automjetin është përfshirë në një aksident në qendër të qytetit, aty ku edhe u arrestua.

TJETER INCIDENT NE SELANIK
Në një incident tjetër të shënuar mesnatën e së dielës, policia greke bëri të ditur se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet një patrulle të ndjekjes kundër drogës dhe dy personave të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar, në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës. Patrulla i diktoi dy personat dhe i konsideroi të dyshimtë, po kur u bënë thirrje të ndalonin, ata hapën zjarr me breshëri dhe u larguan.

Një operacion i madh policies që vazhdoi deri në orët e mesditës të së hënës për gjetjen dhe kapjen e tyre nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ndërkaq, në vendngjarje u gjet një automatik kallashnikov, dy granata, si dhe dy çanta që kishin brenda 123 fishekë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve