Seldi Qalliu : Sfidat më pëlqejnë, më rrisin adrenalinën

Seldi Qalliu : Sfidat më pëlqejnë, më rrisin adrenalinën
Nata e dytë e spektaklit “Dancing With the Stars”, ka vijuar me eleminimin e dy konkurrentëve duke e çuar në 12 numrin e tyre. Katër konkurrentët më pak të votuar nga juria dhe publiku kanë qënë Anjeza Maja, këngëtari nga Kosova, Dren Abazi, këngëtari Seldi Qalliu dhe Zhaku. Ata që u larguan përfundimsht nga kjo garë ishin Anjeza Maja dhe Dren Abazi. Një ditë pas përfundimit të spektaklit, këngëtari Seldi Qalliu rrëfen për suplementin THASH&THEM, emocionet gjatë performimit të tangos, si dhe frikën e elemiminit nga ky show.

Seldi, si u ndjetë kur mësuat që ishit shumë pranë eleminimit?

Unë i kam qejf sfidat sepse ato më rrisin adrenalinën, megjithëse nuk mund ta mohojë që frika ishte shumë e madhe dhe zemra më rrihte fort. Unë jam mësuar me sfida të tilla pasi kam qënë pjesë e një tjetër reality show.

Si do të cilësonit pjesëmarrjen në DWS?

Është një eksperiencë shumë e bukur, që do të doja të vazhdonte gjatë.Por këtë e ka në dorë në publiku, unë dhe juria.

Cfarë i premtoni publikut në javën e ardhshme?

I premtoj që do të punojë shumë. Ndonëse jam dëmtuar në shpinë, uroj të dal mirë.

Si ndiheni përkrahë Rovenës?

Rovena është një balerinë e zonja dhe shumë e talentuar. Ajo të nxjerr nga situata kur gjendesh në vështirësi në skenë.

Te cili zhanër ndiheni më komod?

Mambo është stili im, por kuptova që edhe tango u bë pjesë e karakterit tim.

Është Dancing angazhimi juaj kryesor, për momentin?

Unë i përkushtohem të gjithave njëlloj, nuk mund të lë diçka pas dore dhe të merrem me diçka tjetër. Të gjitha gjërat që bëj ndihmojnë njëra-tjetrën.

Si po ecën klipi juaj i ri “Çika e Zemrës”?

Po ecën mirë dhe ka një shikueshmëri të lartë.

Me kë keni bashkëpunuar për këtë klip?

Kam bashkëpunuar me Alban Furtunën dhe klipi është xhiruar në Maqedoni nga Aleksandër. Aktualisht po transmetohet në Supersonic TV dhe në gjitha kanalet televizive në Kosovë.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti