Seleksionimet për talentet, luftë
Shqipëri-Kosovë, Bunjaku: E ulët!

Seleksionimet për talentet, luftë<br />Shqipëri-Kosovë, Bunjaku: E ulët!
Mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Kosovës ka nisur një luftë në distancë përsa i përket talenteve. FSHF njofton se do të fillojnë seleksionimet për talentet, teksa pjesë e stafit do të jenë tekniku i kombëtares De Biasi, trajnerët e moshave, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, por edhe specialistë.

Në kalendarin e publikuar FSHF njofton se jashtë Shqipërisë do të jenë në Selanik të Greqisë më 5 janar. Më 6 dhe 7 janar ato do të zhvillohen në Athinë. Më 9 janar seleksionimet do të zhvendosen në Zyrih të Zvicrës. Këtu, do të vëzhgohen edhe disa lojtarë, që luajnë në Gjermani.

Ndërsa në 11 janar seleksionimet do të realizohen në Verona të Italisë. Në Shqipëria nga data 19-28 janar dhe në Kosovë më 29 janar. Kaq ka mjaftuar që trajneri i ekipit të Kosovës, Albert Bunjaku të reagojnë ashpër ndaj vendimit duke e cilësuar si të padrejtë, pasi Kosova është pranë anëtarësimit në UEFA dhe FIFA dhe Shqipëria po i rrëmben talentet.

“Nëse kjo bëhet pa dijeninë  e FFK-së atëherë është tepër e ulët. Por, nëse kanë marrë leje atëherë është çështje e FFK-së” tha ai për Ekspres. Ndërsa presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri nuk është në dijeni për këto grumbullime.

“Ne nuk kemi probleme me FSHF-në, derisa më herët iu kemi sugjeruar lojtarëve që ta zgjedhin Shqipërinë deri në pranimin e Kosovës në FIFA e UEFA. Pas pranimit ne do të bisedojmë për të gjitha çështjet me FSHF-në”, ka deklaruar Vokrri.

Njoftimi i plotë
Viti 2016, do të nisë me seleksionimet e futbollistëve kandidatë për skuadrat kombëtare të moshave. Sipas një plani të detajuar të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, duke filluar nga data 5 janar, një grup specialistësh të Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas një grafiku të përcaktuar qartë do të zhvillojnë seleksionime, fillimisht jashtë Shqipërisë dhe më pas brenda saj.

Jashtë Shqipërisë, seleksionimet do të fillojnë në Selanik të Greqisë më 5 janar. Më 6 dhe 7 janar ato do të zhvillohen në Athinë. Më 9 janar seleksionimet do të zhvendosen në Zyrih të Zvicrës. Këtu, do të vëzhgohen edhe disa lojtarë, që luajnë në Gjermani.

Ndërsa në 11 janar seleksionimet do të realizohen në Verona të Italisë. Në përbërje të grupit të punës do të jenë specialistët Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit U-17, Arjan Bellai trajner i ekipit U-19, Abdyl Kuriu anëtar i Komitetit Ekzekutiv, specialist futbolli dhe Denis Lilo nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Të gjitha seancat e seleksionimit do të fillojnë në orën 09.00 paradite.

Më 19 janar, seleksionimet do të zhvillohen në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare, sipas një grafiku të përcaktuar më parë. Ai do të ketë dy grupime dhe lojtarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë edhe nga Kosova.

Këtu grupi i punës për këtë seleksionim do të përbëhet nga Gianni De Biasi, trajner i ekipit kombëtar, Paolo Tramezzani ndihmës i tij, Redi Jupi trajner i ekipit shpresa, Arjan Bellai trajner i ekipit U-19, Xhemal Mustedanagiç trajner i ekipit U-19, Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe specialist futbolli dhe Denis Lilo nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Çdo ditë, ato do të fillojnë në orën 10.00. 

Ja edhe grafiku me data për çdo seleksionim:

Jashtë Shqipërisë:

Datë 5 Janar Greqi, Selanik. 

(adresa : Fusha Sportive AO LEONTES)

Datë 6-7 Janar 2016 Greqi, Athinë 
( adresa : Qendra Stervitore e Atromitos “ Galaksias “ Rr. Antheon Kipoupoli Peristeri”)

Datë 9 Janar 2016 ne Zvicër, Zurich 
(adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis )

Datë 11 Janar 2016 në Itali, Verona 
(adresa : "Centro Bottagisio Sport” - via del Perloso, 14”)

Në Shqipëri: 
Datëlindja 1998-1999 

19 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit

20 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës

21 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit

22 janar 2016 Kosova

Datëlindja 2000-2001:
26 janar 2016 Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit

27 janar 2016 Zona e Fierit dhe Zona e Korçës

28 janar 2016 Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit

29 janar 2016 Kosova




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore