Selena Gomez dhe Justin Bieber nuk mund ta mbajnë më të fshehtë lidhjen e tyre pasi ata kanë kaluar pothuajse të gjithë javën e kaluar së bashku.

Çifti kanë qenë ditën e djeshme në kopshtin zoologjik në New York të shoqëruar nga eskorta e policisë.

Ata kanë shkrepur një foto bashkë me dy policët që i kanë shoqëruar duke e shpërndarë foton në rrjetin e tyre social “Instagram”.

justin bieber

Të premten të rinjtë janë parë në teatrin Century City Move ndërsa pak orë më parë ata kishin konsumuar një darkë romantike në Beverly Hills.

Në të gjitha rastet ata shfaqen të veshur “casual”, ndërsa 20 vjeçari ka mbajtur gjatë gjithë kohëss syze dielli dhe kapele, madje edhe në darkë sikur donte të fshihej nga sytë e paparacëve.

Familja e Selenës janë shprehur jo shumë të kënaqur për këtë rikthim pasi e shohin Justin të rrezikshëm për vajzën  e tyre.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)