Këngëtarja 21-vjeçare Selena Gomez dhe aktori 16 vjet më i madh Orlando Bloom u panë së bashku për herë të dytë në një muaj.
Çifti, paksa anormal për shkak të moshës së Gomez, është fotografuar teksa bënte një shëtitje pas një shfaqeje artistike të mbajtur në Los Anxheles mbrëmjen e së shtunës.
Edhe pse mund të ketë qenë një takim i rastësishëm, në mediat rozë qarkullojnë zëra për një “ngjitje” të dy yjeve.

Kjo mund të jetë një hakmarrje e dy aktorëve për ish-et e tyre, Justin Bieber dhe Miranda Kerr.
Selena, që ishte veshur e tëra me të zeza, u fotografua e ulur në një bërdurë me aktorin britanik, i cili mbante një cigare mes buzëve.
Hera e fundit që ata ishin fotografuar së bashku ishte më 26 mars, gjatë xhirimeve të “Ëe Day California”, bashkë me aktorin Seth Rogen.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com