Këngëtarja e muzikës pop Selena Gomez, ka prezantuar koleksionin e saj NEO Adidas ne Javën e Modës në New York dhe realizimin e sfilatës ja ka besuar fansave të saj. E konsideruar si sfilata e parë e modës e bërë nëpërmjet twitter-it Selena dhe fansat e saj kanë përdorur këtë rrjet social për të komunikuar sëbashku dhe për të përcaktuar detajet e fundit të koleksionit.

Pak para nisjes së shfaqjes, Gomez shpjegon se ajo j’ua ka lënë fansave të saj në dorë përzgjedhjen e stilit të veshjeve që do të veshin modelet dhe beson se ata më shumë se kushdo meritojnë të jenë pjesë e sfilatës.

Ajo e nisi bashkëpunimin me këtë grup adoleshentësh tre vite më parë dhe thotë se ata i kanë qëndruar shumë pranë dhe marrëdhënia e tyre është bërë aq e afër sa janë shndërruar gati në një familje. Koleksioni i Selenës mban emrin e saj dhe duke qeshur ajo thotë se “është e këndshme të veshësh një palë atlete që mbajnë emrin tënd”.

Këngëtarja e njëkohësisht aktorja 22 vjeçare është mjaft e njohur dhe për marrëdhëniet e dikurshme me këngëtarin Justin Bieber. Sfilata e saj do të prezantojë 30 modele të ndryshme në koleksionin vjeshtë/dimër 2014. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)