Mesa duket lista e miqve të Selena Gomez është pakësuar me një person më pak.

Sipas mediave të huaja Gomez ka prishur miqësinë me këngëtaren e njohur Taylor Swift.

21 vjeçarja e ka konsideruar Swift si të mërzitshme.

taylor swift

Arsyeja për këtë gjë është pikërisht rikthimi i Selenës krah ishit të saj Justin Bieber

. Duket se jo vetëm prindërit e Gomez nuk janë dakord me këtë gjë, por edhe një nga miket e saj më të mira, Taylor Swift.

Megjithatë meqënëse mikeshat nuk i mungojnë Taylor, nuk besojmë se ajo do të kalojë netë pa gjume për këtë gjë.

Taylor gëzon një miqësi të mirë me këngëtaren Lorde, Lily Aldrgie dhe Sarah Hyland.

Nga ana tjetër Lorde dhe Selena nuk kanë një marrëdhënie të mirë, pasi Lorde e ka quajtur atë si anti-feministe në  njërën nga këngët e saj.

(b.t/shqiptarja.com)