Gjithë familja punon në fermë, historia e blegtorit në Selenicë: Shesim 600 litra qumësht në ditë, kemi fitime të kënaqshme! Do e zgjerojmë punën

Ndodhemi në fshatin Picar në fermën e Mitat Hadëraj, i cili prej më shumë se 40 vitesh punon, e ka nisur me pak bagëti dhe tani ka mbi 60 lopë.

Xha Mitati ka një jetë që merret me mbarështimin e gjedheve dhe ia ka parë hajrin punës së ngritur me shumë sakrifica.

“Në fillim kishim 4-5 lopë, ngritëm stallën, sot arritëm dhe kemi 50-60 lopë. E drejta është se kam pasion se kam punuar që 22 vjeç kam qenë brigadier në fermë”.

I biri, Albert Hadëraj u kthye nga emigrimi 16 vite më parë, inevstoi 100 milionë lek dhe tashmë në këtë fermë është e punësuar e gjithë familja.

“Kostoja ne këtu 100 milionë lek dhe me këto filluan stallat, kam skrep kombanjë, korrëse bari, tre rimoriko agregatet i kam vete dhe ne punojmë vetë. Unë dhe nipi punojnë jashtë sigurojmë ushqimin e lopëve, djali me nusen bëjnë punët brenda stallës”.

Mitat Hadëraj tregon se ka mbjellë tokat e marra me qira me misër e elb për të siguruar ushqimin për lopët. Para 3-4 vitesh në këtë fshat ishte problem ujitja, por tashmë është zgjidhur dhe ferma po shtohet dita ditës.

“Para 3-4 vitesh dështuam, i kam mbajtur lopët duke mbajtur kredi. Thahej misri se nuk kishte ujë. Tani kam bërë sillazhin, tokat i marr me qira 30 hektarë. Për punën tonë jemi të kënaqur, tani që kemi ujë”.

Nga këto lopë të rracës oshtenjë, Mitat Hadëraj merr plot 6 kuintal qumësht në ditë dhe tregun e ka të sigurt.

“Shes 6 kuintal në ditë me 600 lek/kg, rreth 11 mln në muaj, 7 mln i konsumojnë lopët, plus që bëra bëra elb e misër, ne punojmë vetë si familje. Kam ndërmend ta shtoj fermën por duhet të na ndihmojë dhe shteti për të investuar në stalla.

Ai sugjeron që Ministria e Bujqësisë të japë subvecione për sasinë e qumështit dhe jo për gjedhet siç është aktualisht. Në moshën 76-vjeçare, Mitati Hadëraj vazhdon të punojë me përkushtim dhe apelon bashkëfshatarët të merren me blegtori. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa: 14/11/2022 21:57

    Hallall e pac .Me pune c’do gje arrihet.Respekte pa fund

    Përgjigju
  • Eva: 13/11/2022 23:55

    Puna nder e lavdi dhe bereqet!Mitat Hadëraj dhe familjes se tij ju uroj sa me mire e me shume!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja