Vendi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pavarësisht se pasditen e sotme në territor janë rikrthyer reshjet e shiut.
Vendi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pavarësisht se pasditen e sotme në territor janë rikrthyer reshjet e shiut.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv flakët janë përhapur masivisht duke rrezikuar edhe disa banesa, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në zonë dhe po punon për neutralizimin e flakëve.
Më herët në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër u regjistrua një tjetër vatër zjarri. Flakët përfshinë një sipërfaqe me kullota. Fatmirësisht zjarri u shua nga zjarrfikësit.
Lajm në përditësim…
Një zjarr ka rënë në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me kullota.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat arritën ta izolojnë vatrën në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u shua plotësisht. Sipas të dhënave paraprake, nuk janë shënuar dëme të tjera.











Komente
Komento