TIRANE- Hyrje-daljet në selinë e Partisë Demokratike janë të pakta, ndërsa dera qëndron e hapur dhe pse është fundjavë dhe ditë e shtunë. Në zyrë ndodhen pak persona nga stafi i kësaj partie, si shefi i Organizimeve dhe disa pjestarë të Zyrës së Shtypit, të cilët për mediat nuk kanë asgjë për të thënë.
Ethet e garës kanë përfshirë stafin e selisë blu, nga ku përflitet se ditën e Hënë do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e kreut të kësaj selie, që për herë të parë do të mbahet me parimin një anëtar një votë.
Ndër emrat e përfolur menjëherë pas mbledhjes së kryesisë që u mbajt një ditë më parë, znj.Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode, deklaruan tërheqjen nga gara. Ndërkaq ende nuk dihet se në favor të cilit prej kandidatëve do të kontribuojnë Topalli dhe Bode, të njohur edhe si drejtues të klaneve më dominuese brenda PD-së.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com