Selia e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në Tiranë. Në këtë Bashkëpunimin Rinor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (RYCO) më 29 janar u mbajt edhe takimi i Këshilltarëve Politikë të Kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Realizimi i këtyre takimeve midis përfaqësuesve të vendeve u bë i mundur falë mbështetjes së Zyrës së Bashkëpunimit Franko-Gjermane (FGYO), e cila po asiston vendet e rajonit për këtë proces.
Iniciativa e krijimit të RYCO u ndërmor në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Vjenë me 27 gusht 2015, në kuadër të Procesit të Berlinit. RYCO synon të zhvillojë më tej bashkëpunimin rinor, mirëkuptimin reciprok dhe shkëmbimin e eksperiencave në shërbim të forcimit të stabilitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të bëhet e mundur përmes intensifikimit të marrëdhënieve mes të rinjve dhe institucioneve që trajtojnë çështjet e rinisë, zbatimit të programeve rinore të përbashkëta në fushat e qeverisjes demokratike, të arsimit dhe inovacionit, promovimit të frymës së pajtimit dhe përhapjes së vlerave më të mira kulturore mes popujve tanë.
/Shqiptarja.com