Seminar mjedisor në Parkun Kombëtar të Qafështamës


TIRANË, 30 Tetor / ATSH / - Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan një seminar dyditor në Parkun Kombëtar të Qafështamës me temë "Potencialet ekonomike të Parkut Kombëtar Qafshtamë". Ky seminar kishte për qëllim njohjen dhe sensibilizimin mbi vlerat mjedisore, turistike dhe ekonomike të këtij parku.
Dita e parë u zhvillua në terren, ku mernin pjesë specialiste të mjedisit pyjor, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të grupeve të interesit. Në ditën e dytë u zhvillua pjesa didaktike dhe u nxorën konkluzionet e vëzhgimit në terren si dhe u përcaktuan perspektivat e zhvillimit të këtij parku. Në këtë seminar merrte pjesë dhe Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.  /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit