Seminari i Asamblesë së PE,Italia:
Mbështesim Shqipërinë në BE

Seminari i Asamblesë së PE,Italia:<br />Mbështesim Shqipërinë në BE<br>
Është mbajtur sot dita e dytë e punimeve të seminarit të mbajtur nga Asambleja e Keshillit Parlamentar te Europes (PACE), e cila ishte  ngarkuar për delegacionin shqiptarë. Tema e punimeve ishte “Promovimi i integritetit në qeverisje për të luftuar korrupsionin në politikë”.

Në seminar ishin të pranishëm politikëbërës me emër të Italisë si: Kryetari i Senatit Italian dhe ish prokurori antimafia Pietro Grasso, Kryeministri Italisë 2011-2013, ekonomisti e Senatori Mario Monti, gjithashtu dhe Kryetari i Autoritetit Antikorrupsion i Italise, Raffaele Cantone.

Fjalën e hapjes e mbajti, Kryetari i senatit italian dhe ish-prokurori antimafias Pietro Grasso.

"Korrupsioni eshte nje e keqe, nje kancer qe gerryen jetet tona, dhe ne duhet ta luftojme se bashku, njerez te te gjitha besimeve edhe jo besimtaret, sepse jemi si floke debore nese jemi vetem, por behemi ortek nese jemi te bashkuar", tha Grasso.

Presidenti i Autoritetit Antikorrupsion te Italisë Raffaele Cantone, gjatë fjalimit të tij tha se “prevenimi i korrupsionit është shumë më i rëndësishëm se marrja e masave kur dëmi është bërë. Duhet punuar që në fillim pikërisht tek konflikti i interesit, i cili është një paradhomë e korrupsionit. Kodi i sjelljes paraqet një instrument të rëndësishëm për të kuptuar sjellje të dyshimta”, theksoi Cantone

Me pas delegacioni shqiptar zhvilloi një bisedë me Senatorin e Mario Monti, ku u bisedua për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën Italisë për vendin tonë.

Kryetari i delegacionit shqiptar dhe njëherësh Sekretari i Grupit Parlamentar të PS, Ervin Bushati, ne fjalimin e tij përmbyllës theksoi që " Shqipëria është Europe.  Europa ka probleme, jo vetem Europa lindore apo ato vende me demokraci të brishtë si e jona qe po lufton për tu bere pjese e kësaj familje. Nuk ka një Europe Lindore dhe një Europë Perëndimore: ka vetem 1 BE.  Përderisa kemi probleme te përbashkta, duhet te kërkojmë edhe zgjidhje të përbashkëta, kur jemi partner në luftë, duhet te jemi edhe ne paqe.”, tha Bushati.

Fjalën përmbyllse të takimit dy ditor në Rome e mbajti deputetja e Parlamentit italian dhe anëtarja në Delagacionin e PACE, Tamara Blazina. Ajo falënderoi pjesëmarrësit këtë takim shumë të frytshëm dy ditor. 

[gallery]24458[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hidhen lule nga ura e Bunës për nënën e mbytur me 3 fëmijë, nënkryetarja Qyteza: Mos heshtni pas dyerve ku dëgjoni dhunë

Hidhen lule nga ura e Bunës për nënën e mbytur me 3 fëmijë, nënkryetarja Qyteza: Mos heshtni pas dyerve ku dëgjoni dhunë