Sëmundja e rrallë, 19 vitet e
vështira të Geraldinës
Babai: Me kioskën se shpëtoj dot vajzën

Sëmundja e rrallë, 19 vitet e<br />vështira të Geraldinës<br />Babai: Me kioskën se shpëtoj dot vajzën
Edhe pse ka plot raste me njerëz që janë në rrezik për jetën dhe e shohin median si shpresën e fundit, Geraldina është një rast i veçantë edhe për instancat mjekësore.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, babai i Geraldinës, Përparim Stafa, tregon se për sëmundjen e rrallë të vajzës së tij kanë ardhur edhe mjek të huaj për ta ndjekur si rast studimi.
 
Geraldina, ka lindur me probleme në zemër dhe 11 muajshe ajo ka bërë ndërhyrjen e parë. Tani ajo është 19 vjeç dhe përveç problemeve të zemrës, doktorët kanë zbuluar edhe probleme me mëlçinë.

Deri më sot ajo ka kryer pesë operacione jashtë Shqipërisë, në Itali, dhe ka nevojë sërish për një të fundit, me vlerë 20.000 €, një vlerë kjo simbolike në krahasim me vlerën reale. Vlera e operacionit është shumë herë më e lartë por për shkak se Geraldina ka bërë ndërhyrje më shumë se 1 herë nga e njëjta mjeke italiane, Carla Serra, ajo ka bërë përjashtim.
 
I pyetur si i kanë përballuar ekonomikisht problemet e njëpasnjëshme të vajzës, z. Përparim tregon me shumë mirënjohje ndihmën që kanë dhënë të afërmit, miqtë, fqinjët por edhe mjekët gjithashtu. "Me aq sa kanë mundur, më kanë ndihmuar të gjithë që kam përreth.

Edhe doktoresha që e ka ndjekur që në lindje, Jumila Kurneshi, përveç kujdesit është treguar edhe njeri mbi të gjitha. Kjo na ka bërë më të fortë", shprehet ai.
 
Përparimi, ka ndërtuar një kioskë të vogël në shërbim të qytetarëve për rimbushje telefonike dhe shitjen e paketave të cigareve. Duke ndezur një cigare dhe me lodhjen që i lexohet në sy, ai tregon se kioska është në emrin e Geraldinës.

Geraldina, e cila gjendej aty, jep një buzëqeshje të vërtetë duke shtuar se është ndjerë më e përkëdhelur nga pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshirë edhe nga dy motrat dhe vëllai i saj. "Kioskën e kam ngritur për Geraldinën kur të bëhet më mirë. Për të, i kam bërë të gjitha, pa veçuar edhe fëmijët e tjerë, por kam pasur kuptimin e tyre. Gerin e dua më shumë se veten", tha ai.
 
Të njëjtën gjë tregon edhe Geraldina: "Mbi babin nuk vë asnjë njeri. Ka qenë afër meje çdo moment. E kam më të lehtë të flas me të se me njeri tjetër. Edhe kur kam dhimbje e mundohem ta fsheh, ai e kupton menjëherë. Madje edhe kioskën, ndaj e ka bërë afër shtëpisë, që të jetë pranë meje".
 
Intervista e plotë:

-Çfarë problemi shëndetësor ka vajza juaj Geraldina?
Geraldina është 19 vjeç. Ka ndjekur shkollën normalisht, përveç rasteve kur ka pasur shqetësime me shëndetin, ose ka pasur nevojën për ndërhyrje mjekësore. Operacioni i fundit i saj ka qenë në Janar të 2015.

Dhe tani, pas problemeve me zemrën, mjekët zbuluan edhe probleme me mëlçinë. Kjo ishte goxha e vështirë për Geraldinën, dhe jo vetëm, pasi operacionet e kanë bërë të lodhet më shpejt dhe të ndihet më e dobët. Megjithatë, gjithmonë e kemi mbajtur pranë dhe e kemi vënë në lëvizje, aq sa na kanë këshilluar mjekët. Geraldina në asnjë moment nuk ka qenë e izoluar.

-Prej sa kohësh është në këtë gjendje?
Geraldina ka pasur probleme që në lindje, por ka qenë kohë tjetër atëherë, ndryshe nga sot, që tregohet që në eko gjendja e fëmijës.

Sapo lindi, Geraldina kishte shenja të nxirash ngado, në gishta, në buzë... dhe në pasditen e ditës së saj të lindjes, në 5 Shtator, doktoresha na lajmëroi që kishte probleme me zemrën dhe pa mbushur 1 vjeç, në muajin e 11 të jetës ajo bëri ndërhyrjen e parë.

-Çfarë kanë thënë instancat mjekësore për këtë rast?
Mjekët, jo se dua të tregohem më i mirë nga ç’duhet, apo ta ekzagjeroj, por janë treguar gjithmonë të gatshëm. Sidomos doktoresha shqiptare Jumila Kurneshi, e cila e ka ndjekur Geraldinën që në fëmijëri dhe mjekja italiane Carla Serra.

Madje është ndjekur edhe si rast studimi. Në fillim na thanë se kishte lindur me probleme në zemër dhe tani doktorët zbuluan edhe një problem në mëlçi, që nuk dihet nëse është krijuar me kohën nga pirja e rregullt e ilaçeve apo ka qenë një problem i lindur dhe nga fokusimi tek problemet e zemrës, është anashkaluar mëlçia.
 
-Po Geraldina si ka reaguar?
Geraldina pavarësisht lodhjes që sipas mjekëve është e justifikuar, kapet fort pas dëshirës për të jetuar. Ka dëshirë gjithmonë të dalë, të lëvizë, të takojë njerëz. Ndoshta këtë muaj pak më pak, për shkak se edhe gjendja është rënduar.

-Sa e vështirë ka qenë ekonomikisht për ju ta përballonit këtë?
Me aq sa kanë mundur, më kanë ndihmuar të gjithë që kam përreth.
Edhe doktoresha që e ka ndjekur që në lindje, Jumila Kurneshi, përveç kujdesit është treguar edhe njeri mbi të gjitha. Kjo na ka bërë më të fortë.
Por në 5 operacionet e kryera në Itali kemi pasur mbështetje edhe nga Vatikani, si dhe nga një Kishë italiane që është vënë në dijeni nga dajat e Geraldinës që jetojnë atje.


-Si ka qenë një ditë e zakonshme për vajzën tuaj?
Një ditë normale. Nuk është se ka ndonjë ndryshim, përveç pirjes të ilaçeve 2 herë në ditë, ka raste kur e ulim pak dozën, pasi kjo e bën të lodhet shpejt. Dhe e bën të qëndrojë gati 2 javë në shtrat. Por në përgjithësi, dita nis me mëngjesin, del të qëndrojë me shoqet, rri me mua të kioska. Pasditeve dalim për të shëtitur, por pa e tepruar.


-A jeni ndjerë të paragjykuar? Si është pritur Geraldina në shoqëri apo në rrethin familjar të shtrirë më gjerë?
Jo. Në rrethin familjar as që diskutohet. Geraldinën madje e duan shumë të gjithë. Nuk e di, ndoshta nga optimizmi që e karakterizon Geraldina i bën njerëzit shumë për vete. Pastaj ka edhe njerëz që sillen çuditshëm, apo reagojnë çuditshëm, por në krahasim me shumicën jam i lumtur që të paktën nuk shprehet paragjykimi.


-Cilët kanë qenë mbështetësit e saj më të mëdhenj?
Familja. Sidomos unë. Kam një lidhje të veçantë me të. Dhe kioskën me shitjen e paketave të cigareve dhe kryerjen e rimbushjeve telefonike e kam ngritur për Geraldinën kur të bëhet më mirë. Për të, i kam bërë të gjitha, pa veçuar edhe fëmijët e tjerë, por kam pasur kuptimin e tyre. Gerin e dua më shumë se veten.
 
-Dhe në fund, ne dëshirën tuaj më të madhe e njohim: Të shihni Geraldinën sa më parë shëndoshë e mirë! Por, cila do të ishte lutja juaj për lexuesit e gazetës Shqiptarja?
Të jenë të fortë. Të tregohen të fortë. Jam i sigurt që çdo prind që do gjendej në situatën time do bënte çdo gjë që do të ishte e mundur që të shikonte fëmijën e tij në gjendje shëndetësore të mirë. Çdo gjë. Ndaj, do t’iu lutesha që të më ndihmonit me sado pak të keni mundësi. Për Geraldinën janë shumë. Konsiderojeni lutjen time, si shpresën e fundit që kam. Unë ç’kam pasur mundësi kam bërë. Por nuk mund të përballoj një operacion me vlerë 20. 000 euro.

Duhen 20 mijë euro/Apeli për ndihmë financiare
Babai i Geraldinës përpos përpjekeve të shumta që ka bërë për shpëtimin e jetës së vajzës së tij që kur ajo ka lindur dhe mirënjohjen e vërtetë që tregon për njerëzit që e kanë ndihmuar, ai e konsideron lutjen për ndihmë si shpresën e fundit që ka.

Ndaj, kush mundet mund të kontaktojë në numrin e redaksisë tonë ose në numrin e telefonit 0666154911. “Do t’iu lutesha që të më ndihmonit me sado pak të keni mundësi.

Për Geraldinën janë shumë. Konsiderojeni lutjen time, si shpresën e fundit që kam. Unë ç’kam pasur mundësi kam bërë. Por nuk mund të përballoj një operacion me vlerë 20.000 euro,” tha ai.
 
 Lidhja me babain
"Mbi babin nuk vë asnjë njeri. Ka qenë afër meje çdo moment. E kam më të lehtë të flas me të se me njeri tjetër. Edhe kur kam dhimbje e mundohem ta fsheh, ai e kupton menjëherë. Madje edhe kioskën, ndaj e ka bërë afër shtëpisë, që të jetë pranë meje", thotë Geraldina
 
 
Sëmundja e rrallë
 Geraldina, ka lindur me probleme në zemër dhe 11 muajshe ajo ka bërë ndërhyrjen e parë. Tani ajo është 19 vjeç dhe përveç problemeve të zemrës, doktorët kanë zbuluar edhe probleme me mëlçinë.
 
5 operacionet
Deri më sot ajo ka kryer pesë operacione jashtë Shqipërisë, në Itali, dhe ka nevojë sërish për një të fundit, me vlerë 20.000 €, një vlerë kjo simbolike në krahasim me vlerën reale.
 
Kioska
"Kioskën e kam ngritur për Geraldinën kur të bëhet më mirë. Për të, i kam bërë të gjitha, pa veçuar edhe fëmijët e tjerë, por kam pasur kuptimin e tyre. Gerin e dua më shumë se veten"

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë