Sëmundjet kardiovaskulare/ Eksperti Zef Gjeta: Në Shqipëri ka bimë çudibërëse që luftojnë problemet me zemrën dhe enët e gjakut! (VIDEO)

Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme përsa i përket mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekët rekomandojnë që të përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk, të limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalp, qumësht. Sidomos përdorimi i frutave dhe perimeve në dietën tuaj është i rëndësishëm.

Megjithatë, natyra duket se është treguar ‘zemërgjerë’ me bimësinë shqiptare, ku ndodhen bimë të shumta, përdorimi i të cilave rregullon dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare.

I ftuar në ‘Rreze Dielli’ specialisti Zef Gjeta thotë se janë një grup bimësh që rriten spontanisht në Shqipëri dhe që ndihmojnë në qarkullimin normal të gjakut dhe të punës së zemrës, pasi kanë elemente përbërës që zgjerojnë rrugët e qarkullimit të gjakut, zbusin aritminë apo ulin kolesterolin.

Murrizi, Gentiana-lutea, etj, janë një listë e gjatë me bimë. Te Murrizi në përgjithësi përdoret fruti dhe lulja e kësaj bime. Nëse kemi përzierje të frutit dhe lules, është mirë që t’i ziejmë vetëm një minutë. Një metodë tjetër që shumë njerëz edhe e kundërshtojnë, është përzierja e murrizit me raki, përzierje që lihet rreth një muaj e më pas konsumohet në mëngjes esëll, fare pak, rreth 20 minuta larg vaktit. Mjekët rekomandojnë edhe rakinë shqeto, por ama në sasi shumë të vogël. Pa u larguar nga kjo, kemi edhe Sanza, apo rrënjë e Gentiana Luteas, që bëhet çaj. Edhe pse është e ithët dhe njerëzve nuk u pëlqen shija, është shumë e mirë pasi rregullon aritminë dhe lufton yndyrat në gjak. Edhe kjo mund të përzihet me raki, por konsumimi nuk duhet t’i kalojë 30 ml” thotë në ‘Rreze Dielli” Gjeta.

Eksperti shprehet se gjithashtu edhe lulja e shegës, edhe pse një produkt jo shumë i njohur, nëse konsumohet si çaj, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kardiovaskulare që po marrin çdo ditë e më shumë edhe jetë njerëzish.

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston