Sëmundjet që mbërritën në Europë bashkë me ngrohjen globale

Sëmundjet që mbërritën në Europë bashkë me ngrohjen globale

Edhe pse muaji maj ende do kohë të largohet, duket se ai do të jetë në ngjashmëri me prillin, një muaj i nxehtë dhe i thatë, por edhe një muaj i veçantë, në të cilin miliona njerëz u detyruan të qëndronin të mbyllur në shtëpi të detyruar prej pandemisë nga koronavirusi.

Por a ka ndonjë lidhje midis klimës dhe sëmundjes?

Muaji I kaluar ishte I nxehtë dhe i thatë në pjesën më të madhe të Europës, 1.3 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale, duke e bërë prillin më të nxehtë të regjistruar që thyen edhe rekordin e prillit të vitit 2016.

Prilli ishte një muaj record për diellin në shumë pjesë të Evropës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë. Disa vende e kanë pasur dy here më shumë sasinë  e tyre normale të dritës së diellit. Në Skoci kishte 60 përqind më shumë diell se mesatarja.

Sëmundjet e reja të sjella në Europë nga ndryshimet klimatike

Këto ditë kemi vetëm një sëmundje në mendje: Covid-19. Shumë njerëz pyesin nëse Covid do të zhduket gjatë verës.

ProfesorJan Semenza, i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se "Askush nuk e di sepse ky është një virus i ri, që nuk është hasur kurrë më parë, kështu që ne nuk e dimë se si do të sillet në një klimë tjetër, në një sezont jetër. Ajo që dime është se koronaviruset e tjerë që qarkullojnë normalisht në mesin e populates njerëzore, arrijnë kulmin në dimër dhe në verë atazhduken. Shpresojmë që edhe Covid-19 të sillet në të njëjtën mënyrë, por jemi skeptik, nuk e dime nëse do të ndodhë apo jo ".

Ndryshimi I klimës nuk është përgjegjës për epideminë Covid-19. Por është e vërtetë që rrit rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të tjera në Evropë, përfshirë një bakter të quajtur Vibrio, I favorizuar nga ngrohja e ujërave të Balltikut. Profesori Jan Semenza thotë se ky lloj bakteri mund të rezultojë me diarre të forta të shkaktuara nga gastroenteriti, ose problem të tjera, siç janë infeksionet e veshit. Dhe këto baktere janë shumë të rrezikshme, sepse një infeksion ndaj një plage mund të shkaktojë septicemi, dhe septicemia ka të njëjtënshkallëvdekshmërie si ebola. Kështu që është shumë e rrezikshme".

Diku tjetër, kërcënimet për shëndetin janë të ndryshme.

Profesori I Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se ‘Në Europën Jugore, ardhja e mushkonjave aziatike tigër, bartës të sëmundjeve tropikale është shumë problematike. Ne jemi dëshmitar të shumë shpërthimeve tëkëtij lloji në Evropë përshkak të përshtatshmërisë më të madhe mjedisore dhe klimatike për këto sëmundje që sjellin mushkonjat".

Mushkonjat tigër janë tëpranishme gjatë gjithë vitit në zonat bregdetare dhe lumenj. Po si duhet t'I përshtatemi këtyre llojeve të reja të rreziqeve? Përgjigja është e thjeshtë thotë Jan Semenza: Duhet të shmangim kontaktin me mushkonjat, të shmangim larjen në ujëra me një nivel të lartë të baktereve, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim për shëndetin. Ka shumë gjëra të tjera që ne mund të bëjmë për të minimizuar ndikimin tonë në mjedis dhe për pasojë në ndryshimet e klimës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja