Brenda vitit 2014 në tre spitale rajonale të vendit, atë të Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit do të hapen qendra të shërbimit paliativ, ku edhe do të kryehet terapi për të gjitha semundjet tumorale.
 
Kjo do të lehtësoj shërbimin për të gjithë pacientët me sëmundje të renda, por gjithashtu për herë të parë do të bëjë të mundur pasjen e një regjistri kombëtar për sëmundjet tumorale. 

Gjatë diskutimit në parim të projektligjit për sherbimit paliativ në Komisionin e Shëndetësisë, zëvendës-minisrja e shëndetësisë Milva Ekonomi deklaroi se në të gjitha spitalet rajonale ka nisur projekti pilot për specializimin e mjekëve të shërbimit paliativ.

Hapje e qendrave të sherbimit paliativ në spitalet rajonale do të ul edhe fluksin e gjatë të pacieteve në QSUT. Projektligji synon të mbroje dhe respektojë dinjitetin e të sëmurëve terminal dhe në prag të vdekjes, nëpërmjet disa rregullave dhe mënyrave të ofrimit të shërbimit paliativ.

Një nga pikat debatuese në komision ishte edhe neni që parashikon që pacienti duhet të vihet në dijeni për semundjen, prognozën dhe menyrën e trajtimit.


Shërbimi paliativ do të ofrohet në poliklinika, banesë, spitale ditore dhe me shtretër, institucione spitalore, si edhe nëper burgje nga mjekë dhe infermier të specializuar për këtë lloj shërbimi.
 
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)