Senati amerikan pritet të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Senati amerikan pritet të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Senati Amerikan

Senati amerikan do të votojë të mërkurën për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, zgjerimi më domethënës i aleancës me 30 anëtarë që nga vitet 1990, ndërsa ajo përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Senati prej 100 anëtarësh pritet ta miratojë me lehtësi masën ndërsa kërkohet shumica e dy të tretave, ose 67 vota të nevojshme për të mbështetur ratifikimin e dokumenteve të pranimit në NATO të të dy vendeve.

Shumica e demokratëve dhe republikanëve kanë shprehur mbështetje të fortë për zgjerimin. Muajin e kaluar, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbështeti ratifikimin gjatë një votimi me zë, ku vetëm një nga 22 anëtarët nuk u prononcua.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer ftoi ambasadorët dhe diplomatët e tjerë të dy vendeve në Uashington, për ta ndjekur debatin dhe votimin.

“Votimi për NATO-n është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forcojë edhe më tej NATO-n dhe kjo është edhe më urgjente duke pasur parasysh agresionin rus”, tha zoti Schumer në fjalën e hapjes para Senatit të mërkurën.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancë.

30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan muajin e kaluar protokollin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, duke i lejuar ato vende të bashkohen me aleancën e cila ka armë bërthamore, sapo anëtarët e saj ta ratifikojnë vendimin.

Në atë pikë, Helsinki dhe Stokholmi ishin në gjendje të merrnin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kanë qasje më të madhe mbi të dhënat e zbulimit, por nuk mbrohen nga Neni 5 i aleancës që thotë se një sulm ndaj një anëtari është sulm ndaj të gjithëve.

Aderimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e të 30 vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, përpara se Finlanda dhe Suedia të mbrohen nga Neni 5 i aleancës. Ratifikimi mund të zgjasë deri në një vit.

 

/VOA

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/08/2022 22:00

    Vetem amerika vendos se vendet e tjera te natos jane vk mbushesa topi nuk jua var trapin njeri ja kjo eshte demokraci o me ne o kundra ne thote amerika vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori