Senati amerikan mbështeti me shumicë votash anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me shpresë se ka dërguar një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara do t'u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë të ndikuar në rajonin e Ballkanit.
97 senatorë, votuan në favor të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa dy ishin kundër.
Ende nuk dihet se kur mund të pritet nënshkrimi i presidentit Donald Trump, që është hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga Shtetet e Bashkuara.
Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i dërgoi një letër senatit që të miratojë traktatin para takimit të lartë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare.
“Pjesëmarrja e Malit të Zi në takimin e NATO-s si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të dërgonte mesazhin e fuqishëm për unitetin transatlantik dhe që asnjë palë e tretë nuk mund të ketë fuqinë e vetos mbi vendimet e NATO-s" shkruante sekretari Tillerson.
Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, do të përcaktonte një kufi të ngjeshur të NATO-s, përgjatë bregut të Detit Adriatik.
Mali i Zi është në mes të përplasjeve ndërmjet perëndimi dhe Rusisë mbi ndikimin në Ballkan. Rezultati mund të përcaktojë orientimin e rajonit: Drejt NATO-s e Bashkimit Evropian apo prapa në sferën ruse të ndikimit. Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Anëtarësimi i Malit të Zi duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të NATO-s para bashkimit formal të tij në aleancë, Vetëm tri vende anëtare nuk e kanë përmbyllur miratimin.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO