Senati amerikan voton Donald Lu
ambasador të SHBA në Shqipëri

Senati amerikan voton Donald Lu<br />ambasador të SHBA në Shqipëri
SHBA- Senati amerikan ka votuar unanimisht për Donald Lu, duke e konfirmuar kështu si ambasador në Shqipëri. Lu zëvendëson në këtë detyrë Aleksander Arvizu.
 
Donald Lu, ka qenë në pritje që nga korriku 2013, dhe u votua ditën e sotme nga senati amerikan si ambasador i SHBA në Shqipëri.
 
Donald Lu ka lindur në Kaliforni, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, është bërë pjesë e Shërbimit Diplomatik Amerikan që në vitin 1990. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme të Shërbimit Diplomatik Amerikan, në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashingtonit.
 
Në Korrik të vitit 2010, atëherë kur Aleksander Arvizu, u emërua ambasador i Uashingtonit në Tiranë, Donald Lu mori postin e Ambasadorit në Nju Delhi dhe kjo ishte detyra e dytë e tij në Indi, pasi kishte punuar më parë si asistent i stafit me ambasadorin, Frenk Uisner.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën