Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar më herët se do të vendoste veton për këtë tekst, parë nga disa si mundësia më e mirë për të siguruar një reformë për imigracionin, nëse Senati arrin të dakordohet.
Mungesa e konsensusit kërcënon akoma më shumë këta persona, të cilët kanë mbërritur në mënyrë të paligjshme në SHBA kur ishin ende fëmijë dhe statusi i të cilëve është në rrezik që kur Donald Trump shfuqizoi dekretin “Daca” të Barack Obama, që i mbronte nga dëbimi.
Redaksia online
A.D/shqiptarja.com