Senati i SHBA miratoi projektligjin për ndalimin e Tik Tok-ut nga zyrtarët, pritet miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve

Senati i SHBA miratoi projektligjin për ndalimin e Tik Tok-ut nga zyrtarët, pritet miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve

Tik Tok

Senati i SHBA miratoi të mërkurën me votim zanor një projektligj për të ndaluar punonjësit federalë të përdorin TikTok në pajisjet në pronësi të qeverisë.

Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për miratim. Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet të miratojë projektligjin e Senatit përpara se të përfundojë sesioni aktual i Kongresit, i cili pritet javën e ardhshme. Ndërkohë, ky është veprimi më i fundit nga ana e ligjvënësve amerikanë për të goditur kompanitë kineze disa prej të cilave përdoren për spiunazh. Ai vjen pasi Dakota e Veriut dhe Iowa iu bashkuan këtë javë një numri në rritje të shteteve për ndalimin e TikTok-ut nga pajisjet shtetërore mes shqetësimeve se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

Tanimë, shumë agjenci federale duke përfshirë Mbrojtjen, Sigurinë Kombëtare dhe Departamentet e Shtetit e ndalojnë TikTok-un nga pajisjet në pronësi të qeverisë. Nga ana tjetër, vetë kompania ka deklaruar se shqetësimet janë nxitur kryesisht nga dezinformatat dhe janë të hapur të takohen me politikëbërësit për të diskutuar praktikat e kompanisë.

“Jemi të zhgënjyer që kaq shumë shtete po hidhen në bandën politike për të miratuar politika të bazuara në gënjeshtra të pabaza për TikTok-un që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, ka deklaruar kompania.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?