Koncerti i Krishtëlindjes në Senat: muzika bashkon kundërshtarët në një duartrokitje dypartiake
Muzika largon kontraditat jashtë tempullit. Me shkopin e tij, Mjeshtri Riccardo Muti fshin ndasitë, sikur të ishin nota të gabuara në pentagram.
Në Senatin italian, u ngritën të gjithë në këmbë, në një duartrokitje bipartizane për koncertin e Krishtlindjes, në prani të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.
Muzika e Bellinit, Verdit, Katalanit, Giordanos, Martuccit dhe Rossinit ka qetësuar shpirtrat e parlamentarëve dhe senatorëve italianë.
"Koncerti është një mundësi për të festuar dje për t’u krenuar me artin, historinë, bukurinë e Italisë”, deklaroi Presidentja e Senatit Elisabetta Alberti Casellati.
Në përfundim të eventit të drejtuar nga Milly Carlucci, u zhvillua një shkëmbim përshëndetjesh midis autoriteteve shtetërore dhe artistëve të Orkestrës së Luigi Cherubini në ‘Palazzo Madama’. Financat e grumbulluara nga shitja e biletave do të dhurohen për bamirësi.