SHBA-Kandidatura e miliarderes republikane Detsy Bevos, për në krye të departamentit të Arsimit në kabinetin e qeverisë së presidentit Trump, është konfirmuar tashmë edhe nga senati.
Ndërkohë e veçanta e këtij votimi është se për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesë e votimit për konfirmimin e një kandidati për kabinetin qeverisës, ka qenë edhe zëvendëspresidenti, Mike Pence.
Votimi në senat ka përfunduar në barazim, dhe sipas Kushtetutës është vota e zëvendëspresidentit ajo që vendos konfirmimin ose jo të kandidatit.
Kandidatura e Betsy Devos, nga ana e presidentit Trump, shkaktoi indinjatën e sindikatave të mësuesve dhe demokratëve, ku këta të fundit votuan kundër konfirmimit të saj.
Ndërkohë edhe dy senator republikan kanë votuar kundër kandidaturës së 59-vjeçares, pasi mendojnë se ajo do të dobësojë shkollat publike duke favorizuar financimin alternativ të shkollave private.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com