/ATSH-AFP/ - Kreu i qeverisë italiane, Matteo Renzi hodhi një hap vendimtar në rrugën e ndryshimit, me miratimin nga Senati, të një ligji reformator radikal duke i ofruar Italisë stabilitet qeveritar.
Kjo reformë kushtetuese, më e rëndësishmja e periudhës së pasluftës, u miratua me 179 vota pro, 16 kundër dhe shtatë abstenime.
Kjo reformë parashikon fundin e bikameralizmit që ekzistonte në Itali.
Kjo zgjedhje e cilësuar e domosdoshme në 1947 për të parandaluar rikthimin e fashizmit, e çoi vendin drejt një ngërçi politik.
Rreth 63 qeveri kanë shoqëruar Italinë e pasluftës.
"Epoka e politikës që nuk të thotë asgjë ka marrë fund", përgëzoi për këtë çështje Renzi në Facebook.
Reforma redukton në mënyrë të ndjeshme prerogativat e Senatit.
Ky i fundit nuk do të votojë më votbesimin e qeverisë dhe nuk do të shqyrtojë veçse një numër të kufizuar të ligjeve.
"Reformat po kryhen, Italia po ndryshon. Mbi gjithçka, më e vendosur se kurrë", pohoi sot Matteo Renzi.
Ky projekt është një nga gurët themelorë në strategjinë e modernizimit të vendit.