Senatorët e SHBA takim me
muxhahedinët në Tiranë

Senatorët e SHBA takim me<br />muxhahedinët në Tiranë
Delegacioni me katër senatorët amerikanë ka zhvilluar në tiranë një takim me lideren e opozitës iraniane në vendin tone Marjam Rajavi dhe me një grup muxhahedinësh.

Takimi u zbardh nga prestigjozja Huffington Post në një kohë kur SHBA ka paralajmëruar sanksione ndaj Iranit.

4 senatorët amerikanë që erdhën në Shqipëri zhvilluan një takim edhe me lideren e opozitës iraniane Marjam Rajavi.

Senatorët u pritën fillimisht nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas zhvilluan takime edhe me zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe opozitës.

Takimin me lideren e opozitës iraniane e zbardhi prestigjozja “Huffington Post” . Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni ka lajmëruar sanksione të reja ndaj Iranit për testimet balistike dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.

Marjam Rajavi drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI), dhe sipas HP ky takim i rëndësishëm paralajmëron sanksione të tjera për Iranin.

Në takimin me senatorët Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis, liderja e opozitës iraniane i ka falënderuar senatorët për ndihmën që kanë dhënë SHBA-të për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.

Delegacioni uroi zhvendosjen e sigurt të të gjithë banorëve të kampit “Liberty” jashtë Irakut, të njofur si muxhahedinët dhe ju uroi atyre sukses në luftën e tyre për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran. Marjam Rajavi i falënderoi senatorët për pozitën e tyre vendimtare ndaj regjimit iranian, veçanërisht miratimin e një rezolute të re.

Delegacioni i Senatit u takua me disa muxhahedinë, si dhe me dëshmitarë dhe viktima të mizorive të regjimit iranian në Iran dhe kampeve “Ashraf” dhe “Lirisë”.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)