Senatori amerikan John McCain do të mbërrijë të premten në Shqipëri.
Një fakt i tillë është bërë i ditur nga burime diplomatike, që konfirmojnë se në axhendën e senatorit përfshihen një sërë takimesh me presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryetarin e parlamentit Meta,kreun e opozitës Bashën, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.
Mekein do të mbërrijë në Tiranë për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë për çështjet e sigurisë dhe luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohe vizita e Mekein vjen në një moment kur vendi është i pushtuar nga kriza politike,për shkak të bojkotit të opozitës dhe për këtë arsye pritet që ai tu japë palëve mesazhin për dialog.
Takimet e radhës do të zhvillohen në Maqedoni, Kosove dhe Mali i Zi. Gjatë ditës së hënë kreu i komisionit për shërbimet e armatosura ishte në një takim në Beograd, ku u takua me presidentin Vuçiç, me të cilin diskutoi gjatë për marrëdhëniet dypalëshe. Xhon Mekein vlerësohet si një nga senatorët më me shumë peshë jo vetëm në radhët e republikanëve, por edhe në qarqet politike në Uashington.
Në këtë moment vizita e tij në Ballkan është një tjetër dëshmi e vëmëndjes dhe shqetësimit amerikan përball rrezikut të rritjes së ndikimit rus në rajonin tonë.
Redaksia online
D.M/ Shqiptarja.Com
/Shqiptarja.com