Senatori amerikan vjen në Shqipëri, do të  vizitojë Bazën Ajrore të Kuçovës! Takimi me Presidentin, Begaj: Aleanca mes dy vendeve tona, e shenjtë

Senatori amerikan vjen në Shqipëri, do të  vizitojë Bazën Ajrore të Kuçovës! Takimi me Presidentin, Begaj: Aleanca mes dy vendeve tona, e shenjtë

Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Ai ka pasur pasditen e sotme një takim me Presidentin, Bajram Begaj. Senatori Daines shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj vlerësoi se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie parësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke iu referuar lidhjeve të forta miqësore e njerëzore, vlerësoi se ato janë shumëdimensionale dhe shumë dinamike, dhe se Shqipëria do të mbetet një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të reformave të domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, ku padyshim reforma në drejtësi ka marrë vëmendjen kryesore. 

Duke u ndalur te bashkëpunimi shumëpalësh, Presidenti Begaj evidentoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria prej 1 janarit 2022 mban një vend jo të përhershëm. Presidenti Begaj nënvizoi se “hartimi së bashku i disa rezolutave, veçanërisht atyre që dënonin agresionin rus ndaj Ukrainës, por jo vetëm, dëshmuan besim të fortë ndaj Shqipërisë mike dhe aleate”.  

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek efektet, në shumë aspekte, që agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka prodhuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar se mbështetja thelbësore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i shërben së pari normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe paqes së qëndrueshme e sigurisë në të gjithë rajonin.

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, ku theksohet se Daines do të vizitojë edhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

“Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.  Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu