“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësoje ruajtjen e identitetit kombëtar. Majko foli lidhur me planet për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA.
Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.
Në fund, Senatori Peters i shprehu mirënjohjen Majkos për rolin e Shqipërisë në strehimin e MEK-ëve, (muxhahedinëve iranianë) duke nënvizuar se ky gjest tregon se Shqipëria është një mik i vërtetë i SHBA.
d.b/shqiptarja.com











