Senatori italian në çadrën e PD:
S'do lejojmë të ketë dhunë nesë

Senatori italian në çadrën e PD:<br />S'do lejojmë të ketë dhunë nesë
Çadrës së PD përpara Kryeministrisë iu bashkua sot pasdite senatori italian, Lucio Malani, i cili ka këshilluar që protesta e nesërme e opozitës të jetë paqësore. 

Malani ka kërkuar nga demokratët që të protestojnë paqësisht dhe të mos provokojnë tensione gjatë tubimit. 

"Diferenca mes diktaturës dhe demokracisë s’është që në diktaturë votohet dhe në demokraci nuk votohet, në demokraci dihet kush fiton pas zgjedhjeve, në diktaturë dihet fituesi para zgjedhjeve.

Duhet të jenë rregulla shumë të qarta që nuk marrin votën me zor. S’duhet të jenë zgjedhje me një parti, që të mos ketë pastaj diktaturë. Jeni këtu për 12 javë, jeni heronj të vërtetë. S’e di sa vetë mund të jenë me kaq kurajë të rezistojnë kaq shumë.

Në shumë vende ku liria ka kushtuar shtrenjtë nuk e di a mund të kishte njerëz të tillë si Basha që lufton për këto të drejta.

Nesër do jetë më thonë manifestimi më i madh i shqiotarëve në këtë shesh. Ju që jeni këtu duhet të jeni si shembull për ata njerëz të tjerë që do vijnë këtu. Kundërshtarët shpresojnë që do ketë tensione të mundshëm por ne s’duhet ta lejojmë këtë s’duhet të ketë tensione nesër.

Forca jonë është forca e të qenit në anën e duhur, në anën e drejtësisë. Se liria kalon nga shteti në shtet, por edhe diktatura mund të kalojë nga shteti në shtet”,
u shpreh ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi