TIRANË- Senatori italian, Marko Preduca tha se ekziston një projekt sa i përket çështjes çame që është çuar edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Por kjo kërkon edhe mbështetjen e mediave jo vetëm të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare. Këtë fakt e ka bërë të ditur sanatori italian Preduca në emisionin “Teta a Tete” në “A1 Report”.
“Kemi marrë pjesë edhe në një mision sa i përket të drejtave të çamëve”, tha Preduca.
“Ne kemi bërë të ditur në OKB se është një diskriminim i një që grupimi që diskriminohet se i përket një populli”, u shpreh ai.
“Të tregojmë se këtu të drejtat janë cenuar sa i përket të drejtave të çamëve dhe mendojmë se duhet t’i ndihmojmë, dhe unë kam parë se ata janë organizuar me një parti të tyren. Ata nuk duhet të cenohen vetëm se i përkasin një populli”, tha senatori referuar qëndrimit të shtetit grek. Sipas senatori, kjo është hera e parë që cenimi i të drejtave të çamëve nga ana e shtetit grek po vihet në dukje.
Senatori italian ka ardhur në Tiranë për të parë refugjatët iranianë që strehoi Shqipëria. Sipas senatorit Preduca ky duhet të shërbehejë si një shembull pozitiv për vendet e tjera.
“Unë kam ardhur në Shqipëri për të parë disa refugjatë iranianë. Nuk ishte shumë e lehtë të gjenim një vend për të mirëpritur këta refugjatë dhe Shqipëria ishte e vetmja që i mirëpriti. Edhe refugjatët që kanë ardhur 5 vite më parë, Shqipëria i ka mirëpritur, dhe tani në qeverinë “Rama” kanë ardhur 200 persona të tjerë”, tha ai.
“Unë mendoj se do të kthehem në Itali me një mesazh të qartë, ne duhet të bëjmë si shqiptarët. Shqipëria arriti të mirëpres këta refugjatë dhe unë mendoj se mikpritja është një shembull për të gjithë vendet e tjera europiane’, tha Marko Preduca në fund të intervistës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com