Tyler Jacob, një amerikan që jeton në Ukrainë, u lirua nga paraburgimi në Rusi të premten, sipas zyrës së senatores Amy Klobuchar.
"Jam e lehtësuar që Tyler është ribashkuar i sigurt me gruan dhe vajzën e tij," tha Klobuchar në një deklaratë. “Gjatë dy javëve të fundit, ekipi im dhe unë kemi qenë në kontakt të ngushtë me familjen e tij, Departamentin e Shtetit dhe ambasadën e SHBA-së në Moskë duke punuar drejt këtij rezultati dhe jam mirënjohës që ishim në gjendje të ndihmonim për ta sjellë atë në siguri,” shkruan CNN.
Zyra e Klobuchar tha se Jacob, i cili është me origjinë nga Winona, Minesota, u kap nga forcat ruse rreth dy javë më parë ndërsa përpiqej të largohej nga Ukraina. Ai u mbajt në Rusi për 10 ditë.
"Unë jam mirënjohës që Tyler, gruaja e tij dhe vajza e tyre janë në një vend të sigurt," tha babai i Jacob, John Quinn, në deklaratën nga zyra e Klobuchar.

Lajmi kryesor:
Shpërthime në Lviv, pesë të plagosur! Rusët godasin një reaktor bërthamor kërkimor në Ukrainë! Biden në Poloni: Putin diktator, nuk mund të qëndrojë në pushtet! Kremlini: S'e vendos ti kush udhëheq










