Senatorja amerikane Ocasio-Cortez:  Kam qenë viktimë e një ngacmimi seksual (VIDEO)

Në një rrëfim tejet të vështirë politikania demokrate në SHBA Alexandria Ocasio-Cortez ka thënë se ajo është një viktimë e një ngacmimi seksual. Ajo zbuloi traumën e saj ndërsa akuzoi Republikanët që kërkojnë të heqin fajin për trazirat e Kapitolit të muajit të kaluar për përdorimin e "taktikave të abuzuesve".

"Unë jam një viktimë e një sulmi seksual. Dhe unë nuk u kam thënë shumë njerëzve këtë në jetën time,” tha Cortez në rrëfimin e saj.  Ajo është një nga demokratët e profilit më të lartë në Kongres.

Në një  video live në Instagram të hënën në mbrëmje, 31-vjeçarja zbuloi kalvarin e saj të sulmit seksual.

Ajo u ngrit kundër republikanëve konservatorë si senatori i Teksasit Ted Cruz për mohimin e asaj që ajo e përshkroi si përgjegjësinë e tyre për sulmet ndaj Kongresit, i cili la pesë njerëz të vdekur.

"Këto janë taktikat e abuzuesve. Ose më saktë, këto janë taktikat që përdorin abuzuesit. Unë nuk kam për të lejuar që kjo të ndodhë përsëri. Unë nuk do të le të më ndodhë përsëri. Unë nuk do të le të ndodhë me njerëzit e tjerë që janë viktimizuar nga kjo situatë. Dhe unë ' nuk do ta lejoj të ndodhë kjo me vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. "

Ocasio-Cortez përshkroi se ishte fshehur në banjën në zyrën e saj në Kongres gjatë trazirave të Kapitolit muajin e kaluar. Ajo tregoi se si u fsheh pas derës së banjës dhe shikoi një burrë të bardhë që hyri në zyrën e saj, duke bërtitur: "Ku është ajo? Ku është ajo?"

Ajo tha se ishte një oficer i Policisë së Kapitolit, por ai e shikoi atë me "zemërim dhe armiqësi" dhe nuk e identifikoi veten si një oficer.  Ocasio-Cortez tha se ajo dhe stafi i saj nuk e dinin nëse oficeri ishte atje për të "na ndihmuar ose për të na dëmtuar".

Senatorja tha se ishte e përgatitur për kritika pasi ndau kalvarin e saj të sulmit seksual në këtë kohë dhe sepse nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me trazirat e Kapitolit, por theksoi se është kohë që abuzuesit të ndëshkohen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre