Sensibilizim për fëmijët talasemikë, stafi i Report TV dhuron gjak! Banka nuk mbulon nevojat

Report Tv iu bashkua thirrjes se Bankës së Gjakut dhe Kryqit të kuq për dhurimin Vullnerar të gjakut në ndihmë të fëmije talasemik. Si asnjë institucion tjetër vetë grupi mjekësor i punës shprehën vlerësim maksimal për gatishmërinë e redaksisë së Report Tv për të dhuruar gjak.

“U bëtë shumë shpejt gati për të dhuruar gjak. Ishte e menjëhershme, ‘po’. Sot ishte e gjithë pjesëmarrja e kënaqshme. Shumë faleminderit që në këto ditë të nxehta vere ku njerëzit janë larguar me pushime dhe Banka e Gjakut është në nevoja të mëdha për njësi gjaku për njerëzit që ka nevojë, ju falënderoj që ju ishit të gatshëm të dhuronit gjak”, tha Antigoni Qystri, koordinatore Kryqi i Kuq.

Përmes një procesi të thjeshtë i cili zgjat deri në 15 minuta mes punonjësve të Report Tv kishte dhe dhurues për herë të parë duke fituar një ndjenjë humanazimi dhe dhënë shpresë për 600 fëmijë talasemikë në vend të cilët kanë nevojë të vazhdueshme për gjak.

“Ndihem shumë mire sepse ana emocionale është më e rëndësishmja. Ndihem e lumtur që mund të dhuroj . Ne gratë lindim në fakt dhe dhurojmë jetë nga jeta jonë, port ë dhuruarit gjak është një element shtesë që na bën të jemi akoma më frymëzuese. Nuk është hera e pare që dhuroj gjak , por jam e lumtur që mund të dhuroj sërish”, tha Denisa Millo, ekonomiste në Report Tv.

“Është hera ime e pare që dhuroj gjak. E mora vendimin më në fund dhe tashmë nga kjo ditë besoj që do ta bëj shpesh sigurisht në kuadër edhe të asaj çka lejohet. Është procedure e thjeshtë, por e rëndësishme në të njëjtën kohë dhe do tua këshilloja, rekomandoja, kërkoja në formë apeli të gjithëve që mundet ta bëjnë”, u shpreh Ermal Qori, gazetar i Report Tv.

“Është ndjesi e bukur të mendosh që po ndihmon dike, aq më tepër dike që nuk e njeh e aq më tepër fëmijët”, tha Erind Koçi, gazetar i Report Tv.

Dhurimet vullnetare në vend mbulojnë vetëm 30% të nevojave për gjak e sidomos në sezon vere nevoja për gjak rritet akoma më shumë. Por kush mund të dhuroj gjak?

“Një person i shëndetshëm mbi 50 kg deri në moshën 65 vjeç mund të dhurojë një herë në 3 muaj”, shpjegoi mjekja.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?