TIRANE - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ka dorëzuar progres raportin zyrtarëve shqiptarë. Kryeministri i vendit Sali Berisha ishte i pari që mori këtë dokument, të cilin e cilësoi si dokumentin si më të rëndësishmin marrë nga Brukseli. Dokumenti i raport-progresit iu dorëzua nga ana e ambasadorit Sequi edhe presidentit Nishani, kryeparlamentares Topalli e ministrit të Jashtëm, Panariti.
BERISHA: DOKUMENTI ME I RENDESISHEM
Ambasadori Sequi u shpreh se ky raport përmban të gjitha kriteret për anëtarësimin në Bashkimin në Bashkimin Evropian. “ Ky raport është mjeti i duhur që tregon rrugën për të ardhmen. Në të është përfshirë progresi që është bërë gjatë vitit të shkuar. Statusi do të jepet duke u bazuar në këtë ecuri dhe kur të përmbushen pikat kyçe. Në veçanti reforma në gjyqësor, në administratën publike dhe në rregulloren e Parlamentit”, u shpreh ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi.
Sequi theksoi gjithashtu se e rëndësishme është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“E rëndësishme është që progresi drejt BE-së duhet bazuar në disa fjalë kyçe, të cilat kanë çuar Shqipërinë në atë arritje që kemi parë sot. Dhe më kryesisht marrja në konsideratë e faktit që integrimi në BE është objektiv dhe prioritet kombëtar i cili ndahet nga të gjithë, bazohet në një proces gjithëpërfshirës që do të thotë: mobilizimi rreth këtij objektivi të të gjithë energjive të vendit. Ne kemi besim që këto tregues do të çojnë në përmbushjen e reformave që janë thelbësore. Ky është një vit sh i rëndësishëm ai i 100 vjetorit të pavarësisë”, përfundoi ambasadori Sequi.
Nga ana e tij kryeministri Berisha e ka cilësuar raport-progresin dhe dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë për integrimin në BE si proces historik. Ai u shpreh se ky dokument është më i rëndësishmi i marrë nga Brukseli. Ky është vlerësimi më i madh që Komisioni Evropian i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve në 100- vjetorin e tyre të Pavarësisë”, u shpreh kryeministri.
NISHANI:POLITIKA DO I PERKUSHTOHET REKOMANDIMEVE
Pas kryeministrit, kreu i Prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i dorëzon progres-raportin për Shqipërinë edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit.
Ambasadori Sequi tha se progres-raporti e njeh atë me arritjet e Shqipërisë bazuar në 12 rekomandimet e Komisionit Evropian.
Sipas tij ky raport rekomandon hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren bazuar në një vullnet të përbashkët politik për kryerjen e reformës parlamentare, reformimin e drejtësisë dhe reformën administrative.
Sequi vlerësoi gjithashtu se roli i Presidentit të Republikës në mbështetje të konsensusit politik është vendimtar.
Pasi i vlerësoi rekomandimet e mbetura si plotësisht të arritshme, presidenti Nishani shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do të vazhdojnë kontributin e tyre të përkushtuar në përmbushjen e këtyre rekomandimeve, duke ndarë së bashku të gjitha përgjegjësitë.
TOPALLI: NGJARJE E SHUMEPRITUR
Raport-progresi me rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat mbërrin edhe në dorë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. Kryetarja e Kuvendit përcolli konsideratat e saj për Komisionin Evropian dhe vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.
“Kjo ngjarje e shumëpritur, është kurorëzim i politikës këmbëngulëse dhe vullnetit tonë të palëkundur për të qenë sa më parë pjesë e familjes evropiane. Si Kryetare e Kuvendit shpreh besimin e patundur se ne do t’i dalim me sukses këtyre objektivave, pasi kemi vullnetin e palëkundur për t’i çuar përpara, ashtu sikurse bashkëpunimin rezultativ me strukturat e Bashkimit Evropian”, u shpreh Topalli.
PANARITI:KA ENDE PUNE PER TU BERE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i dorëzon projekt-raportin e për Shqipërinë edhe ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti. Ministri i Jashtëm i ka komentuar pozitive rekomandimet e Komisionit Evropian për dhënien e statusit drejt Bashkimit Evropian, ndonëse sipas tij ka ende punë për të bërë.
“Kemi ende detyra për të përmbushur të cilat kërkojnë bashkëpunimin e opozitës me mazhorancës, që do të jetë provë e konsensusitt të deritanishëm. Situata është optimiste”- u shpreh Panariti. Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha se “ jam mirënjohës që ministri i Jashtëm përmendi faktin që janë bërë përpjekje nga të gjithë aktorët, nga mazhoranca nga opozita”. Sequi shtoi se kjo frymë mbështetet në dëshirën për dialog dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com