Sequi: Eshte rritur numri
i azilkërkuesve shqiptarë

Sequi: Eshte rritur numri <br />i azilkërkuesve shqiptarë
TIRANE-Bashkimi Evropian paralajmëron Shqipërinë se do të rishikohet marrëdhënia e saj me Brukselin për liberalizmin e vizave, në rast se numri i azilkërkuesve nuk ulet.

Ambasadori i KE në Tiranë Ettore Sequi, ishte i qartë kur u ka kerkuar autoriteteve shqiptare te ndjekin me kujdes detyrimet e liberalizmit, ndërsa kujtoi një mbledhje në muajin dhjetor, ku do te behet prezent pikërisht shqetësimi për rritjen e azilkërkuesve.

“Numri i azilkërkuesve nga rajoni në BE është rritur dukshëm, ndërkohë që po monitorohet e gjithë situata dhe shifrat do i paraqiten KE në mbledhjen e dhjetorit, e cila do të marrë një vendim përfundimtar. Kohët e fundit është rritur shumë edhe numri i azilkërkuesve shqiptarë, të cilët janë në gjakmarrje. Ata duhet të paraqesin dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt,” deklaroi ambasadori.

Këto deklarata kreu i KE në Tiranë i bëri gjatë prezantimit te portalit te ri te BE për vendet e treta, ku specifikohen afatet e qëndrimit për çdo shtet të Evropës, raporton vizion plus.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS