TIRANË - Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, që është duke vëzhguar zgjedhjet në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë, i pyetur nga “A1Report!” për vrasjen dhe plagosjet në Laç, Sequi tha: “Standartet europiane dhe ndërkombëtare nuk e përfshijnë kurrsesi dhunën. E përsëris: dhuna është e papranueshme në ditë zgjedhjesh!
Lidhur me vrasjen dhe plagosjet në Laç, Sequi tha: "Kjo nuk vlen vetëm për ditën e sotme, por edhe për ditët në vijim, pasi standartet europiane dhe ato ndërkombëtare për zgjedhjet e refuzojnë dhunën.
Mendoj që mesazhet që kam dhënë kanë qënë tërësish të saktë dhe udhëzimet nga krerët politike duhen dhënë në këtë frymë. Nuk e përjashtoj faktin që edhe unë të shkoj në ato zona që kanë incidente dhune. Sot, i gjithë procesi duhet të bëhet në një atmosferë të qetë dhe të paqtë,”- përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com