Sequi: I kënaqur që integrimi në BE
është pikë e I-rë e projektit të qeverisë

Sequi: I kënaqur që integrimi në BE<br />është pikë e I-rë e projektit të qeverisë
TIRANE- Në përfundim të seancës së Kuvendit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, është ndalur tek programi i shpalosur nga Kryeministri Edi Rama. Ambasadori Sequi është shprehur i kënaqur për faktin se integrimi i vendit në BE është pika e parë e projektit të qeverisë.
 
“Unë jam i kënaqur që pika e parë e projektit të qeverisë është për integrimin europian. Dhe kishte një fjali në këtë program që unë e kam mbajtur shënim. ‘Integrimi europian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptare sipas vlerave të BE’. Është shumë e rëndësishme që kjo është nënvizuar si një prioritet i qeverisë sa i përket evropianizimit”, u shpreh ambasadori Sequi.
 
Duke vënë theksin tek rëndësia e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, tha se nevojitet dialog në Parlament në mënyrë që të ecet më shpejt drejt integrimit europian të vendit.
 
“Ne të gjithë e dimë se shumica e shqiptarëve duan që vendi të integrohet në BE dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Kjo nënkupton se secili duhet të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe kjo është theksuar në deklaratën e sotme edhe nga Perterstano. Është e qartë se Parlamenti ka një rol të qartë në këtë çështje, pasi është arenë e gjallë e diskutimit politik. Një arenë që patjetër duhet të jetë e tillë, por duhet të ketë dhe dialog në diskutime. Kjo është një detyrë jo fort e lehtë, por kjo mund të arrihet dhe ky është një koncept europian. Shpresojmë që secili do të kontribuojë për këtë dialog për të ecur përpara drejt BE”, tha Ambadasori Sequi pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim