“Ne mbështesim qeverisjen e mirë, sepse ne mbështesim integrimin e vendit në BE. Ne nuk mund të udhëheqim reformën e prokurimeve publike, nuk jemi ne që miratojmë ligjet. Ne besojmë tek një sistem që të përfitojë si biznesi ashtu edhe publiku. Jemi këtu për të ndihmuar por gjithësesi kjo është puna juaj”, tha Sequi.
Ambasadori shtoi se BE pret që gjatë këtij viti të ketë një progres më të madh sa i përket luftës ndaj korrupsionit. “ Këtë vit ne shpresojmë që të jemi në gjendje të raportojmë progresin në luftën kundër korrupsionit. Kjo përfshin edhe luftën kundër keqpërdorimit të parave publike, nuk është detyrë e lehtë, por është e mundshme. Ne besojmë se ky projekt financuar nga taksapaguesit evropiane dhe zbatuar nga dy shtete anëtarë do të ndihmojë në këtë drejtim, në mundësinë e progresit dhe avancimit të vendit drejt integrimit” shtoi Sequi.
Projekti i BE-së për prokurimet publike do të ndihmojë për forcimin e aktiviteteve kontraktuese për të luftuar praktikat potenciale korruptive dhe për të siguruar garë të drejtë për prokurimet publike.
