SHKODER - Ambasadori i BE, Ettore Sequi, ka organizuar sot një takim me të rinjtë shkodranë,takim që i ka paraprirë Ditës së Europës. Ai ka theksuar se duhet të bashkëpunojmë të gjithë për integrimin në BE. Ne e admirojmë vitalitetin e të rinjve shqiptarë. Evropianë nuk janë ata me pasaportë, por ata që promovojnë vlerat bazuar te BE-ja.
Ambasadori foli edhe për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje dhe ditën e Evropës, përbërjen e tyre duke shprehur shqetësimin se "gratë në to nuk janë përfaqësuar denjësisht, pavarësisht se ne kemi kërkuar që numri i tyre të ishte më i madh. Njoh deputete në parlament, të cilat kanë punuar mirë ndaj shpresojmë që të rritet numri i tyre në të ardhmen.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com