Sequi, ndihmë për të izoluarit

Sequi, ndihmë për të izoluarit
TIRANË - Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi është solidarizuar sot me banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për ta.
“Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Në ditët në vijim kam planifikuar të shkoj të vizitoj disa prej zonave të bllokuara. Me që sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej dicka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti”, tha ambasadori.

Diplomati i BE-së nuk ka komentuar pyetjet e gazetarëve për mënyrën se si e ka menaxhuar politika situatën e krijuar nga bora, si dhe për shpërndarjen e ndihmave. “Konkluzionet për ndihmat duhet të jepen në fund”, ka thënë Sequi, ndërsa dilte nga një prej supermarketeve më të mëdha në Tiranë ku edhe bëri blerjet për banorët e izoluar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar