Sequi në skenën e Olen Çezarit
me një fëmijë rom: Integrojini

TIRANE- Diplomatët e huaj shpesh e më shpesh po tregojnë mbështetjen publike ndaj komunitetit rom, e kundërta e asaj çka bën bashkia e Tiranës duke i dhunuar të drejtën për të siguruar jetesën.Një shqetësim i vënë në dukje jo vetëm nga diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë por dhe nga organizma ndërkombëtare si Amnesty International

Mbrëmë, ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, ngjiti skenën e koncertit të violinistit të njohur shqiptar, Olen Çezari me një fëmijë rom në dorë. Një shenjë solidariteti i ndërkombëtarëve ndaj komunitetit që ai vogëlush përfaqëson, por dhe mesazh i qartë për Shqipërinë se integrimi i tyre është një ndër të shumtat detyra shtëpie që duhen bërë për të hyrë në aq shumë të ëndërruarën familje evropiane.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Europë tek vlera e integrimit,ashtu si për fëmijën për të cilin uroj që të ketë një të ardhme më të mirë, falë integrimit”- tha ambasadori Sequi nga skena e koncertit recital të violinistit Olen Çezari. “Muzikë pa kufij”, që u zhvillua mbrëmë në qytetin e Vlorës.

ettore sequi me romin

(ne foto ambasadori Sequi ne skenen e koncertit te Olen Çezarit ne Vlore)

“Diferenca mes muzikës dhe zhurmës është harmonia midis instrumentave dhe muzikantëve. Dialogu është një vlerë evropiane është forca e vërtetë e Evropës. Edhe në politikë, si në muzikë dhe në jetë dialogu mund të sjellë rezultate pozitive.”- kujtoi ambasadori i Bashkimit Europian.

sequi

(ne foto ambasadori Sequi ne skenen e koncertit te Olen Çezarit ne Vlore)


Ai vlerësoi së tepërmi dhe talentin e violinistit Çezari “Shqipëria duhet të jetë krenare për talentet e saj si Oleni që me impenjimin, vendosmërinë dhe seriozitetin e tyre janë integruar në Evropë dhe se kanë treguar që shqiptarët janë të aftë për të bërë gjëra të mëdha po të duan”.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen