TIRANE- Ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sequi deklaroi sot se nëse Shqipëria do të miratojë masat e kërkuara nga KE atëherë Shqipëria ka shansin për të marrë statusin e kandidat në BE. Nëse masat nuk do të kalohen shanset për të marrë statusin nuk do të jenë reale.

“Këshilli do të diskutojë situatën për Shqipërinë. Është e qartë nëse masat do të jenë aplikuar në kuadrin e diskutimeve të Këshillit Europian, Shqipëria ka shansin për të marrë statusin e kandidatit. Nëse masat nuk do të kalohen sigurisht shanset për të marrë statusin e vendit kandidat nuk do të jenë reale.”- tha Sanino në një prononcim për gazetarët në hotel Sheraton ku mori pjesë në forumin “100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë: Nga evolucioni infrastrukturor në revolucionin digjital”

Ai shtoi se dje kishte folur gjatë edhe me drejtorin e Përgjithshëm për zgjerimin e BE-së pikërisht për situatën në Shqipëri.
“Dje fola gjatë me Saninon. Pozicioni është i qartë dhe i ditur. Qartazi KE ka rekomanduar statusin e kandidat në bazë të disa masave. Aprovimi i 2 ligjeve, dhe rregullave të procedurave të parlamentit dhe progres në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli do të diskutojë situatën për Shqipërinë”- tha Sequi duke nënvizuar se “Ky është rekomandimi i KE por vendet anërtarë janë ato që marrin vendimin. Prandaj nuk mund të flas për vendimin e vendeve anëtare pasi nuk është detyra ime.”
(sg/shqiptarja.com)