Sequi: Papunësia,
më keq se në Evropë

Sequi: Papunësia, <br />më keq se në Evropë
Shqipëria është një vend me nivel të ulët të punësimit, më të ulët se vendet europiane dhe ato të rajonit. Duhet të përmirësohet lidhja midis segmenteve të ndryshme për nxitjen e punësimit". Ka deklaruar kështu dje ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Ettore Sequi. Duke vazhduar më tej: "Zhvillimi i burimeve njerëzore është pikë kyçe për zhvillimin e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë që të punësojë sa më shumë njerëz, jemi të angazhuar të punojmë së bashku me fleksibilitet drejt përmirësimit të aftësive profesionale. Integrim do të thotë transformim në një demokraci të konsoliduar".

Ai ka njoftuar se, në kuadër të fillimit të projektit IPA 2010, Bashkimi Europian i jep Shqipërisë 2.9 milionë euro financime për zhvillimin e burimeve njerëzore.
Bashkimi Evropian duket se nuk merr për bazë statistikat e shtetit shqiptar lidhur me punësimin. Sipas tyre, papunësia në Shqipëri është diku pak më shumë se 13 për qind e forcave të punës. Sikurse duket nga shifrat e Eurostatit, agjencisë evropiane të statistikave, ky nivel kalohet, në vendet e BE-së nga papunësia në Sllovaki, Portugali, Irlandë, Lituani dhe Letoni. Në këto vende papunësia regjistron 13.4 deri 15.3 për qind të forcave të afta për punë, pra më shumë se sa papunësia zyrtare në vendin tonë. Për të mos folur, pastaj, për Greqinë, ku niveli i papunësisë është 19.2 për qind dhe Spanjën, që shënon rekordin negativ të BE-së, me 22.9 për qind të forcave të afta për punë jashtë tregut të punës.

Deklaratat e Sequit janë në fakt një dush i ftohtë për institucionet e kontrolluara nga qeveria, që nuk rreshtin së dhëni shifra të ekzagjeruara.
Nga ana tjetër, INSTAT-i dje nuk ka mundur të fshehë faktin se konsumi vazhdon të shënojë shifra negative. Me një vonesë të theksuar, janë publikuar shifra të tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit 2011. Sips tyre, konsumi i shqiptarëve në këtë periudhë është 5.6 për qind më i ulët se në të njejtën periudhë të vitit 2010. Ushqimet, pijet dhe duhani, të blera në njësi të specializuara kanë shënuar një rënie në masën 20.8 për qind, blerjet për pajisje shtëpijake janë ulur 5.6%, me 8.5% janë ulur blerjet e artikujve joushqimorë, etj. Në të njejtën kohë, duhet vënë në dukje se çmimet gjatë vitit të kaluar janë rritur mesatarisht 3.3 për qind, pra rënia e konsumit është edhe më e madhe se kaq sa raportohet. Vetëm konsumi i karburanteve në vlerë rezulton i rritur me 18 për qind.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024