TIRANE- Menjëherë pas miratimit të 3 ligjeve, ambasadori i BE-së Sequi u shpreh se ishte shenjë se palët mund të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.
“Unë vërtetë besoj që Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet që të punojë me angazhimin dhe përkushtimin e duhur për rezultate. Dhe miratimi i këtyre ligjeve sot e vërteton këtë gjë. Zgjedhje të mira janë tërësisht të rëndësishme dhe kritike në funksionimin e mirë të instiucioneve. Ne e mirëpresim vërtetë  miratimin e kësaj pakete, pra dy ligjet që ishin projektligje, natyrisht edhe rregulloren e Parlamentit. Unë kam thënë në fakt që shiptarët i kanë të gjitha mundësitë, kapacitete dhe vullnetin e mirë kur dëshirojnë që të punojnë për diçka që është në të mirën e vendit. Miratimi i këtyre ligjeve është i rëndësishëm, jo vetëm sepse është kërkuar nga Brukseli, por është edhe prova që vërteton pikërisht që palët mund të bashkëpunojnë me njëra – tjetrën kur kjo është në të mirë të vendit. Zgjedhjet e 23 qershorit të mira janë tërësisht të rëndësishme dhe janë kritike për integrimin e vendit, dhe këtë se them vetëm unë por 27 vendet anëtare. ”- tha Sequi në një prononcim për median sapo doli nga Parlamenti ku ndoqi nga afër gjithë zhvillimet e paradites së sotme.
(sg/shqiptarja.com)