TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi bëri thirrje politikës të mos lërë mënjanë reformën në drejtësi, për shkak të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, pasi është çelësi për integrimin në familjen e madhe europiane.
“Në çdo shtet të Bashkimit Europian ku Shqipëria do të jetë anëtare, pavarësia e gjyqësorit është parim i padiskutueshëm. Pavarësisht fushatës së ashpër elektorale, reforma e drejtësisë nuk duhet të ndalojë” - deklaroi ambasadori i BE-së Ettore Sequi i ftuar në takimin e pestë në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë, EURALIUS.
“Reforma në drejtësi është prioritet për BE dhe Shqipërinë dhe çelësi për aspiratat e integrimit. Nuk janë fjalë formale. Këshilli i Ministrave i BE thekson nevojën për të intensifikuar përpjekjet veçanërisht në fushën e reformës gjyqësore me qëllim forcimin e pavarësisë dhe luftës kundër korrupsionit.”- tha ambasadori, duke vënë theksin tek pavarësia e gjyqësorit.
“Të drejtat që Kushtetuta ia jep qytetarëve nuk është asgjë nëse nuk garantohen nga një gjyqësor i pavarur dhe i përgjegjshëm”- nënvizoi më tej Sequi.
Kjo është dhe arsyeja përse BE ka investuar 100 milionë euro nga taksa paguesit europianë për forcimin e shtetit ligjor dhe reformën në gjyqësor. Madje dhe shtyrja e projektit EURALIUS duke dhënë edhe 2.3 milionë euro vlerësohet tepër e rëndësishme dhe kërkohet që të shoqërohet me reformat, në Gjykatën e Lartë, amendimet e Kodit të Procedurës Penale, reformimin e Adminsitratës gjyqësore, dhe reformimin e KLD-së të cilin Sequi e nënvizoi si “çelësi për të luftuar korrupsionin në gjyqësor dhe për ta reformuar.
Duke u ndalur tek pr/ligji për Gjykatën e Lartë, Sequi bëri apel politikës të bashkëpunojë. “Ligji i ri në Gjykatën e Lartë pret në Parlament”- tha Sequi. Ai shprehu shqetësimin se mbingarkesa e gjyqtarëve mund të rrezikojë dhënien e drejtësisë.
“Gjykata po përballet me rrezik të mbingarkesës së punës. Duhet të merren masa që të mos pengohet garancia e dhënies së drejtësisë”.
Nga ana e tij Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se po punohet për reformën në drejtësi ndërkohë që akuzoi opozitën se është fajtore për mos votimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë.
Në fjalën e tij kryeprokurori, Adriatik Llalla tha se do të promovojë prokurorët që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe “do tregojmë me veprime konkrete, përmes kontrollit se nuk do të tolerojmë abuzimet”.
Do bëjmë drejtësi sipas teorisë se “askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe nën ligjin”- tha Adriatik Llalla.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com