Sequi: Reformë në drejtësi
të gjithë të barabartë para ligjit

Sequi: Reformë në drejtësi<br />të gjithë të barabartë para ligjit
TIRANE- Është zhvilluar sot paradite takimi i komitetit drejtues të EURALIUS 3, një projekt asistencë i financuar nga BE me objektiv mbështetjen e instituiconeve të drejtësisë për konsolidimin e mëtejshëm të tyre.

Projekti financohet nga BE me një fond prej 2.3 milionë euro, ndërsa në 15 vitet e fundit BE ka financuar 100 milionë euro për sistemin e drejtësisë.

Ambasadori i Bashkimit Europian kujtoi se reforma në drejtësi është prioritet “kjo është arsyeja pse BE i kushton rëndësi”

“Është e rëndësishme të shikojmë përparim bindës që Shqipëria të tregojë që institucionet janë në gjendje për të zbatuar standardet dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut.”- tha Sequi.

Duke iu referuar pr/raportit të BE, i cili nënvizon se ka pasur ecuri të kufizuar në reformën gjyqësore, Sequi nënvizoi se “Puna e gjyqësorit e prokurorit qëndron në thelb të demokracisë dhe bazohet në parimin të gjithë të barabartë para ligjit.”

Sequi tërhoqi vëmendjen dhe tek forcat politike. “Angazhimi i fortë politik është me rëndësi për të ecur përpara në BE sidomos në sektorin e drejtësisë”- theksoi Sequi.

Duke shprehur besim te autoritetet ambasadori i BE bëri apel për “reformë tepër urgjente të Gjykatës së Lartë, amendimet e kodeve, si dhe dyfishimin e luftës kundër korrupsionit”

Të pranishëm në takim ishin dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, nënkryetari I KLD-së, Kreshnik Spahiu, dhe kryeprokurorja Ina Rama. Të pranishmit nënvizuan nevojën e vazhdimit të këtij projekti në sistemin e drejtësisë për të arritur standardet e kërkuara nga BE.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime